Një incident është shkaktuar në Vreshtas, ku deputeti i PD Edmond Spaho ka ndërprerë takimin e Gëzim Topciut me disa fermerë të kësaj zone.
Edmond Spaho ka akuzuar Topciun për blerje votash dhe shpifje, ndërkohë që Topciu nuk ka reaguar.
Me pas kryebashkiaku ka dhënë një deklaratë për mediat
Reagimi i Gëzim Topciut
Nuk e quaj tension sepse është absurde që një deputet i parlamentit shqiptar të hyjë në një vend ku ne po punojmë me njerëzit. Është një moment ku ne fushat elektorale kemi një problem me traktoristet që prej kohësh kërkojnë tu regjistrojnë mjetet dhe morëm shkase që zv ministrja, drejtori i përgjithshëm i transporteve rrugore do të regjistrojë mjetet me probleme me dokumentacionin, ishte një apel për gjithë që të bëjë një deklarim për atë çka atë kanë probleme
Nuk u fol për vota, vota është e fshehtë secili mund të votojë për ke te doje dhe kemi ndërhyrje si mund të ketë parlamenti deputet te tille.
Kemi bërë njoftim gjithë njësive administrative që ata që kanë probleme me mjetet traktoriste, i njoftuam të bëjnë vet deklarim çfarë ka mjeti i tyre dhe kaq.Nuk i kam qejf incidentet nuk jam pjesë e tyre.
U bëj thirrje të gjithëve të jenë të qetë. Nuk me erdhi mirë kur njerëzit e morën mbrapsht deputetin në mes të sheshit, nuk shkon në Shqipëri, u bëj thirrje për qetësi, le te votojnë për njeriun që punon