Shërbimi zjarrfikës ka arritur të izolojë me shpejtësi një vatër zjarri që shpërtheu këtë të diel në bimësi të ulët dhe shkurre në fshatin Leminot, i cili bën pjesë në Njësinë Administrative Pirg.
Falë ndërhyrjes në kohë të ekipeve në terren, flakët u lokalizuan me sukses, duke parandaluar përhapjen e tyre në sipërfaqe të tjera më të gjera të zonës.
Sipas të dhënave zyrtare, vatra e zjarrit është izoluar plotësisht dhe situata në fshatin Leminot paraqitet tashmë tërësisht nën kontroll.


