Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

    January 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Inteligjenca artificiale, shefi i Google i shqetësuar: Do na duhet ta kontrollojmë ashtu si armët bërthamore

    Aktualitet April 19, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Drejtori ekzekutiv i Google, Sundar Pichai në një intervistë për mediat e huaja, u shpreh se duhet të ketë korinza rregullatore së bashku me zhvillimin e sistemeve të inteligjencës globale. Ai tha se duhet të ketë një kontroll të ngjashëm me atë të bombave bërthamore.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Shefi i Google i shqetësuar për pasojat e Inteligjencës Artificiale: Do na duhet ta kontrollojmë ashtu si armët bërthamoreSundar Pichai

    Drejtori ekzekutiv i Google, Sundar Pichai në një intervistë për mediat e huaja, u shpreh se duhet të ketë korinza rregullatore së bashku me zhvillimin e sistemeve të inteligjencës globale. Ai tha se duhet të ketë një kontroll të ngjashëm me atë të bombave bërthamore.

    Shqetësimet e tij, lidhen me problemet që Inteligjenca artificiale mund të shkaktojë për shkak të potencialit për keqinformim.

    “Me inteligjencën artificiale do të jetë e mundur të krijohet lehtësisht një video ku mund të shihet një gazetar duke thënë diçka, ose unë duke thënë diçka që nuk e kemi thënë kurrë. Dhe mund të jetë e vërtetë. Në shkallë sociale mund të shkaktojë dëme të mëdha”- tha Sundar.

    Shefi i Google ka argumentuar se versioni i teknologjisë së tij të inteligjencës artificiale i disponueshëm për publikun përmes chatbot-it Bard është i sigurt. Ai shtoi se Google po vepron me përgjegjësi, duke mos lëshuar në publik versionet e avancuara të Bard për testim.

    Në intervistën që dha, megjithatë, ai pranoi gjithashtu faktin se Google nuk e kuptonte mënyrën se si sistemi i tij i inteligjencës artificiale iu përgjigj testeve që i bëri.

    “Ne as nuk e kuptojmë plotësisht sistemin tonë të Inteligjencës Artificiale”.

    Pichai gjithashtu thekson se shoqëria nuk duket e gatshme për përparimet e shpejta në inteligjencën artificiale.

    “Duket se ka një mospërputhje” midis shkallës me të cilën shoqëria mendon dhe përshtatet me ndryshimin në krahasim me ritmin me të cilin po zhvillohet inteligjenca artificiale. Megjithatë, ai shtoi se “të paktën njerëzit kanë filluar të kuptojnë më shpejt rreziqet e tij të mundshme”.

    Në fund, ai theksoi se pasojat ekonomike të inteligjencës artificiale do të jenë vendimtare dhe do të ndikojnë në gjithçka në çdo kompani dhe produkt.  Duke iu referuar industrisë mjekësore si shembull, Pichai tha se pesë deri në 10 vjet nga tani, një radiolog mund të punojë me një asistent të Inteligjencës Artificiale për t’i dhënë përparësi rasteve. Ai vlerëson se ndër profesionet që do të preken janë shkrimtarët, kontabilistët, arkitektët dhe programuesit.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas inteligjenca
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

    January 19, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

    January 19, 2026

    Dardha magjike e mbuluar nga dëbora

    January 19, 2026

    Goditi punonjësin e sigurisë në spitalin e Korçës, procedohet penalisht 40-vjeçari

    January 17, 2026

    Vjedhje milionëshe në postë, procedohen dy punonjëse në Devoll

    January 17, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Dardha magjike e mbuluar nga dëbora

    January 19, 2026
    Më të klikuarat

    Goditi punonjësin e sigurisë në spitalin e Korçës, procedohet penalisht 40-vjeçari

    January 17, 2026

    Vjedhje milionëshe në postë, procedohen dy punonjëse në Devoll

    January 17, 2026

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.