Hey, vëmendje
Inva Mula ka një ftesë për ju.
Nesër nis MIK FESTIVAL në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë
Doni të dini se çfarë do të ndodhë?
Programi në detaje, për dy ditët e para:
- 🇦🇱📍E premte, 28 korrikora 19:00
Hapja e Festivalit me një koncert kushtuar jetës dhe veprës të muzës së parë shqiptare: Jorgjie Truja- Filçe. Interpretojnë: Solistja e TKOB dhe Operas së Sofjes, soprano Ramona Tullumani dhe përshëndetën tenori korçar Gjergji Mani.
Në piano i shoqëron pianistja e TKOB Ingrid Pulizo e cila përbën një “rrëfim okular” të historisë së muzës së parë, pasi e ka takuar atë nga afër në fillimet e saj dhe ka fituar edhe festivalin që mban emrin e saj.
Një udhëtim i rrallë live nëpër kohë nën drejtimin e vetë të madhes Inva Mula.
- 🇬🇷📍Ora 21:30 Në Sheshi i Pazarit
Koncerti “Aroma Greke” kushtuar 98-vjetorit të lindjes së kompozitorit të madh grek “Mikis Theodorakis”, ku do interpretojë pas kohësh kengetarja dhe deputetja e Kuvendit Grek Kalliopi Vetta, një nga bashkëpunëtoret e fundit të kompozitorit grek.
Kalliopit do t’i bashkohen Maestro dhe kompozitori i madh grek Janis Ioannou, krijues i disa hiteve të njojura greke të kënduara nga artistë si J. Dalara, J. Parios etj. bashkë me instrumentistët nga Athina, që kanë bashkëpunuar me vetë Mikis Thodhorakis si: Aris Koukos në buzuk, Fotis Mylonas në bas dhe në flaut, Angeliki Papanikolaou në fizarmonikë dhe Giorgos Mitsotakis në bateri.


