Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Shuhet zjarri në kodrat e Tushemishtit, shmanget përhapja

    August 11, 2026

    Zjarr në pyjet e Sinicës në Devoll, 14 forca në terren për izolimin e flakëve

    August 11, 2026

    Ekonomisti Shpëtim Agolli kundërshton projektin e ri në Drenovë për mungesën e prioriteteve arsimore

    August 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    ISP/Deputetët e juglindjes, Jakupllari dhe Topi “flenë” në Kuvend

    Uncategorized August 29, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Instituti i Studimeve Politike ka publikuar së fundmi raportin e monitorimit të Parlamentit shqiptar. Mes raportit të gjatë në lidhje me funksionimin e tij, ISP ka renditur edhe deputetët që kanë pasur efikasitet të lartë, të ulët, dhe aspak aktivitet në Kuvend.

    Mes të tjerëve bie në sy edhe prania e dy deputetëve të Korçës, saktësisht Seladin Jakupllari i PD që përfaqëson Pogradecin dhe Ilir Topi i PS që përfaqëson Devollin.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Më keq në renditje dhe më gjumashi i cili merr edhe jo pak rrogë rezulton sipas monitorimit Seladin Jakupllari, duket se deputeti nuk ka qenë aktiv në sallë mbi problemet që ka Pogradeci, Mokra, apo edhe fshatrat e tjerë për të mos folur për fushën profesionale të z. Jakupllari që është shëndetësia. Me shumë gjasa gjumi i Bashës ka infektuar edhe Jakupllarin si mbështetës i zjarrtë i tij. Teksa në shumë raste qytetarët ishin ankuar se Jakupllari kish humbur kontaktet me ta, duket se ai i ka humbur edhe me sallën e Kuvendit. Një vlerësim i tillë ndaj tij në prag zgjedhjesh dihet që nuk i jep pikë rikandidimit të doktorit, i cili si duket pasi u konvertua në kryeqytetas humbi lidhjen me realitetin.

    Edhe socialisti që festoi jo pak kur u fituar bashkia e Devollit, Ilir Topi duket se i ndali ora pas këtyre zgjedhjeve. Nuk e dimë nëse z. Topi bën takime me bazën apo elektoratin që e votoi në Devoll, por një gjë tashmë dihet që në parlament ka pasur efikasitet të ulët, dhe për këtë ka zënë vend nderi në listën e monitorimit të ISP.

    Fitorja e bashkisë nga PS duket se e ka rehatuar z. Topi në karrike, i cili nuk është se është interesuar për problemet e fermerëve në Devoll, për dëmshpërblimet e mollëve, grurit apo mungesën e tregut, aq sa edhe në parlament nuk i ka artikuluar ndonjëherë, fatkeqsisht.

    Pra teksa së shpejti nisin ethet emërore të listave për deputetë, z. Topi pa efikasitet dhe z. Jakupllari “gjumash” do të duhet të zgjohen dhe të japin çtë mundin nga vetja, fundja nuk është pak edhe 4 vite të tjera në një karrike të butë dhe me rroga e dieta të majme në fund muaji.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Lin Festival 2025: Tradita, arti dhe historia gjallërojnë fshatin piktoresk të Pogradecit

    August 18, 2025

    Firo te Skënderbeu, largohet papritur një nga titullarët e ekipit

    August 8, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Shuhet zjarri në kodrat e Tushemishtit, shmanget përhapja

    August 11, 2026

    Zjarr në pyjet e Sinicës në Devoll, 14 forca në terren për izolimin e flakëve

    August 11, 2026

    Ekonomisti Shpëtim Agolli kundërshton projektin e ri në Drenovë për mungesën e prioriteteve arsimore

    August 11, 2026

    Velipojë: Shpërthen gazi i mjetit lundrues, 39-vjeçari te Trauma

    August 11, 2026

    Bilishti dhe gjurmët historike të Devollit të vjetër

    August 11, 2026

    Përplasje mes autobusëve në Egjipt, 18 viktima shumica të mitur

    August 11, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Velipojë: Shpërthen gazi i mjetit lundrues, 39-vjeçari te Trauma

    August 11, 2026

    Gjendet i pajetë 85-vjeçari në Buçimas, djali njoftoi policinë

    August 11, 2026

    Aksident rrugor mes dy automjeteve në qarkun e Korçës, lëndohet një pasagjere

    August 11, 2026
    Më të klikuarat

    Kujtohet regjisori korçar Emil Bibolli në 61-vjetorin e lindjes

    August 3, 2026

    Skënderbeu teston forcat kundër grekëve të Panetolikos këtë të shtunë

    August 7, 2026

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.