Një italian po transportonte drejt kryeqytetit 12 emigrantë të paligjshëm dhe shkakton aksident në afërsi të fshatit Vërdovë të Pogradecit.
Nga aksidenti një person ka mbetur i plagosur por policia nuk bën me dije në qoftë se është një nga 12 emigrantët e paligjshme.
Sipas burimeve të siguruara, pas aksidentit shtetasi italian ka kërkuar të largohet nga vendi i ngjarjes por kanë qënë banorët e zonës të pranishëm në aksident ata që janë bërë të mundur moslejimin e largimit të tij deri në mbërritjen e policisë.
Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes ndërkohë shtetasi italian do të përballet me dy akuza, atë të trafikimit të qenieve njerëzore dhe shkaktimin të aksidentit.