Skënderbeu ndeshjet e fazës së katërt të këtij sezoni i fillon në shtëpi me Egnatian, në një ndeshje që e për trajnerin Ivan Gvozdenoviç është tejet e vështirë.
Në pragun e kësaj ndeshje kryepankina korçare ka bërë të ditur se pas humbjes një javë më parë me Vllazninë, në ndeshjen e së shtunës kërkohet një tjetër rezultat.
Edhe për këtë ndeshje korçarët nuk kanë të gatshëm për lojë Uçe dhe Janaqin ndërkohë që Pecani mund ta fillojë nga stoli.
Ndeshja Skënderbeu – Egnatia luhet të shtunën në orën 17:00 në stadium “Skënderbeu”.