Autoriteti rajonal i rrugëve nacionale u kërkon drejtuesve të mjeteve për shkak të trashësise të madhe të dëborës në Qafë të Qarrit të mos përdorin lotin e dytë pasi është kantier ndërtimi dhe nuk mirëmbahet. E gjithë kjo të mos pasur situata të rënda me drejtues të mjeteve.
Ky lot sipas Olti Zhamo ka qenë i hapur vetëm në periudhën e verës ndërsa në periudhën dimërore nuk do të jetë aks i përdorshëm nga drejtuesit e mjeteve. Këta të fundit duhet të përdorin aksin e vjetër Korçë – Ersekë, aks që mirëmbahet nga firmat kontraktore.
Loti i dytë më gjatësi prej 17 km nuk mirëmbahet pasi akoma nuk është në inventarin e autoritetit të rrugëve nacionale