OSHEE nis rekrutimet për punonjës të rinj në sektorin e elektricitetit.
Në një njoftim të bërë publike bëhet thirrje që të rinjtë të aplikojnë për tu bërë pjesë e drejtorive rajonale. Sigurisht që ky njoftim vlen edhe për Drejtorinë e Qarkut Korçë dhe qytetet që ajo mbulon.
Kjo pas Burgjeve dhe Policisë së shtetit është një tjetër sektor ku kusht është mosha për tu punësuar e me sa duket është një strategji e Qeverisë për të mbajtur moshat e reja në Shqipëri, padi vitet e fundit shumica e tyre i drejtohen doganave dhe aeroporteve për të gjetur punë dhe ndërtuar të ardhmen. Megjithatë përveç thirrjes për aplikime asnjëra nga drejtoritë nuk ka bërë me dije se sa është numri i vakancave për secilën prej tyre.


