Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    LAJMI FUNDIT/ Artan Lame është ende gjallë, por në gjendje kome

    May 22, 2025

    “Xhevdet Troplini në krah të Ilir Metës…”/ Gazetari: Ja si e njihnin në Durrës

    May 22, 2025

    Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, publicist dhe ish-drejtues i Kadastrës

    May 22, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    JETIMI I EMIGRIMIT – në rrugët e Francës, në detin e botës, në Anglinë e zonjës së poshtër

    Kulturë August 31, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Dje më erdhi një mesazh. E telefonova. Veç e dëgjova, me duart që më dridheshin.

    -Dua të të tregoj historinë time, po nuk dua të më regjistrosh. Nuk dua të dal në TV. Kam jetuar në Kukës, aty linda. Vjet mami dhe babi bënë aksident në Itali, të dy ndërruan jetë në Palermo. E lashë shkollën se më vinte turp nga djemtë e klasës, i dëgjova një ditë kur flisnin për mua ; “Ja erdhi ky jetimi”.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Nuk dilja shumë në kafe në qytet, vetëm një shok kisha, luaja në shtëpia e tij shpesh me PlayStation.
    Para dy muajsh shoku im u nis me prindërit në Angli, kur kaluan më tha të nisesha e unë. Do mi paguante babi i tij rrugën.

    Ja tregova gjyshit, qau por nuk me ndaloi. Nëna, se ashtu i them gjyshes, nuk donte të ikja. Më vdiq djali, nuk dua të të humb ty, kur të shoh ty, shoh djalin. Mos ik.
    Nuk e dëgjova nënën, ika.

    Doja të nisesha me avion, se nuk kam hipur ndonjëherë, por erdha në Francë me autobus.

    Herën e parë që po shkoja tek gomonia, mu grisën atletet e vetme që kisha. Eca 8 orë në rrugë dheri. Kur arrita, ai djali që kishte gomonen me premtoi se në qoftë se nuk iknim atë ditë në Angli, do më blinte një palë të reja. Nuk u nisëm. Kishte goxha erë mbasdite.
    Mi bleu.

    Herën e dytë u nisëm. Para se të arrinim, u fik motori a nuk e di cpati gomonia, ngelëm 2 orë në det. Nuk qava. Me bezdiste e qara e një fëmije të vogël, nuk e di sa ishte, ishte dhe e ëma por nuk e qetësonte dot.

    Kur arritëm në breg, X më ktheu lekët. E ke dhuratë nga unë udhëtimin, se kam dalë mirë këto ditë, ty te duhen më shumë, kështu më tha.

    Lekët ja çova shokut, as ata nuk mi morën.

    Sot punoj pastrues kopshti tek një grua e poshtër angleze. Me sheh me inat. Nuk e di çka. Unë flas mirë anglisht, i buzëqesh, por nuk di si ta zbut. Ka dëgjuar shumë të këqija për shqiptarët, me siguri, ndaj me ka inat e mua.

    Gjyshërve u nisa pardje lek për herë të parë, rreth 1000 paund. Do të ti vendos diku në shtëpi më tha gjyshi. Janë të tuat. Edhe shtëpinë e ke ti. Të gjitha. Veç mos u merr me këto gjërat e hashashit që dëgjojmë në TV.

    Mos thoni më që gjithë shqiptarët merren me hashash këtej.
    E të lutem, mos e regjistro këtë, as me zë.

    -A mund ta shkruaj të paktën?

    Po shkruaje, por as inicialet mos mi shëno, se e di që do tallen prap atë të klasës.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    LAJMI FUNDIT/ Artan Lame është ende gjallë, por në gjendje kome

    May 22, 2025

    “Xhevdet Troplini në krah të Ilir Metës…”/ Gazetari: Ja si e njihnin në Durrës

    May 22, 2025

    Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, publicist dhe ish-drejtues i Kadastrës

    May 22, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    LAJMI FUNDIT/ Artan Lame është ende gjallë, por në gjendje kome

    May 22, 2025

    “Xhevdet Troplini në krah të Ilir Metës…”/ Gazetari: Ja si e njihnin në Durrës

    May 22, 2025

    Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, publicist dhe ish-drejtues i Kadastrës

    May 22, 2025

    Skënderbeu shpallet kampion për vajza në volejbollin U-18

    May 21, 2025

    Dasmë shqiptare para kishës ortodokse në Porodinë: Kujtime nga vitet e Luftës së Dytë Botërore

    May 21, 2025

    Turistët e huaj zbulojnë bukuritë natyrore dhe mikpritjen e fshatrave të Pustecit

    May 21, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    LAJMI FUNDIT/ Artan Lame është ende gjallë, por në gjendje kome

    May 22, 2025

    Skënderbeu shpallet kampion për vajza në volejbollin U-18

    May 21, 2025

    Turistët e huaj zbulojnë bukuritë natyrore dhe mikpritjen e fshatrave të Pustecit

    May 21, 2025
    Më të klikuarat

    Vota e diasporës, PS drejt mandatit të 7 – ky është rezultati paraprak

    May 17, 2025

    Futbolli korçar jep asist në politikë: Osmani dhe Gjançi kontribuojnë në fitoren e Spahos në Korçë

    May 19, 2025

    Korçë – Ndërhyrje në kohë shpëton një 40-vjeçar pas tentativës për vetëvrasje

    May 21, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.