Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Biblioteka Thoma Turtulli në Korçë përfundon restaurimin

    August 13, 2026

    Aksident tragjik në Lushnjë, dy motra humbin jetën në kanal

    August 13, 2026

    Kompensimi i karburantit: Tatimet paguajnë 110.7 mln lekë

    August 13, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Josif Minga feston 70-vjetorin e lindjes

    Korçë June 14, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Josif Minga është kompozitor, pedagog pranë Universitetit Fan Noli – Korçë.

    Josif Minga ka lindur në Korçë më 14 qershor 1953. Mbaroi shkollën e mesme “Themistokli Gërmenji”, duke e shfaqur qysh herët prirje muzikore. Mësimet e para i mori në fizarmonikë, ku spikati si instrumentist virtuoz duke u vlerësuar 3 herë me vendin e parë në festivale.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Kryen studimet e larta në Institutitn e Lartë të Arteve dhe diplomohet në 1976, në degën Teori-Kompozim nën drejtimin e prof. Albert Paparisto dhe prof. Çesk Zadeja. Për 13 vjet më pas punoi si pedagog i lëndëve artistike, solfezh, harmoni, orkestracion në shkollën e mesme artistike “Tefta Tashko Koço” në Korçë.

    U zgjodh antar i Lidhjes së Shkrimtarëve Artistëve të Shqipërisë dhe që nga viti 1976 dhe në vazhdim, sekretar i muzikës për degën e Korçës.

    Nga viti 1987-1993 u la të punojë si profesionist i lirë dhe nga viti 1993 e deri tani është prof.as. pranë Univesitetit “Fan. S. Noli”, Korçë në lëndët: Edukim Artistik, Filozofi Arti, Trashëgimi Kulturore.

    Minga është përfshirë qysh herët me krijimtari, në të gjitha gjinitë muzikore. Duke filluar nga muzika vokale, me këngë të lehta, përpunime, albume romancash në bashkëpunime me këngëtare të spikatura si Afërdita Zonja, Eli Fara, sopranoja bullgare Violeta Kacori.

    Të shumta janë pjesëmarrjet në Festivalet e këngës në RTSH ku është vlerësuar me çmime. Për t’u përmendur janë edhe opera “Liceistët” (1986), opereta “Ditë gëzimi” (1979), si dhe 12 korale accapella për kor miks (2009).

    E spikatur dhe e vlerësuar ka qenë Tema me variacione për oboe dhe orkestër (1976), Rapsodia “+,-” (2009).

    Ka shkruar gjithashtu për muzikë dhome, muzikë filmi dhe teatri.

    Prej më shumë se 40 vitesh, Minga ka qenë edhe udhëheqës e drejtues artistik i ansambleve dhe grupeve të ndryshme folklorike e artistike të qarkut Korçë, me pjesëmarrje në aktivitete brenda dhe jashtë vendit.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Biblioteka Thoma Turtulli në Korçë përfundon restaurimin

    August 13, 2026

    Pogradeci

    August 13, 2026

    Liqeni i Ohrit, një histori miliona-vjeçare në brigjet e Pogradecit

    August 13, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Biblioteka Thoma Turtulli në Korçë përfundon restaurimin

    August 13, 2026

    Aksident tragjik në Lushnjë, dy motra humbin jetën në kanal

    August 13, 2026

    Kompensimi i karburantit: Tatimet paguajnë 110.7 mln lekë

    August 13, 2026

    Bllokohet Jet Ski në Ksamil/ Gjobë 500 mijë lekë drejtuesit

    August 13, 2026

    Plagosje me thikë në Durrës, çifti përfundon në spital

    August 13, 2026

    Zjarrfikësit në Francë paralajmërojnë protestë ndaj qeverisë

    August 13, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Biblioteka Thoma Turtulli në Korçë përfundon restaurimin

    August 13, 2026

    Aksident fatal në aksin Çermë-Divjakë, humb jetën drejtuesi 82-vjeçar

    August 13, 2026

    Birra Korça nis shitjet në SHBA, synon zgjerimin në 50 shtete

    August 13, 2026
    Më të klikuarat

    Humb jetën 30-vjeçari Kërtis Rizvani, mbytet pasi u hodh nga varka në Pogradec

    August 10, 2026

    Natë e trazuar në Lezhë: Të shtëna në Laç dhe tritol në Shënkoll

    August 10, 2026

    Xhon Jesku kthen në muzikë gjashtë poezi të Lasgush Poradecit

    August 10, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.