Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Liqeni i Ohrit, një histori miliona-vjeçare në brigjet e Pogradecit

    August 13, 2026

    Aksident fatal në aksin Çermë-Divjakë, humb jetën drejtuesi 82-vjeçar

    August 13, 2026

    Bilishti dhe gjurmët e hershme të emrit Devoll

    August 13, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Liqeni i Ohrit, një histori miliona-vjeçare në brigjet e Pogradecit

    Kulturë August 13, 2026
    Liqeni i Ohrit, një histori miliona-vjeçare në brigjet e Pogradecit
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Liqeni i Ohrit, i njohur gjithashtu si Liqeni i Pogradecit, është një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik dhe llogaritet si një nga më të vjetërit në botë. Ai gjendet në një lartësi mbidetare prej 695 metrash dhe ka një sipërfaqe prej 349 kilometrash katrorë, me pikën më të thellë prej 289 metrash. Pjesa më e madhe e tij i përket Maqedonisë së Veriut, ndërsa pjesa tjetër Shqipërisë, me tre qytete kryesore në brigjet e tij: Ohrin, Strugën dhe Pogradecin.

    Krijimi i liqenit llogaritet të ketë ndodhur 2 deri në 5 milionë vjet më parë nga një shembje toke. Këtë origjinë e vërtetojnë aktivitetet e shumta tektonike si dhe ekzistenca e një mali prej 100 metrash nën nivelin e ujit. Rajoni jugor Ohër-Korçë mbetet ende aktiv tektonikisht, ndërsa thellësia e madhe dhe sedimentet e pakta kanë ndikuar në ruajtjen e tij përgjatë kohës.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Liqeni furnizohet me ujë nga burime të shumta, përfshirë ujin që vjen nga Liqeni i Prespës, niveli i të cilit është 200 metra më i lartë. Ndër burimet më të mëdha janë ai pranë Manastirit të Shën Naumit dhe ai në parkun e Drilonit pranë fshatit Tushemisht në anën shqiptare. Largimi i ujit bëhet në drejtim të veriut nëpërmjet lumit Drini i Zi, i cili rrjedh përmes qytetit të Strugës.

    Si një tërheqje për turistët vendas dhe të huaj, liqeni është shtëpia e 40 specieve të rralla dhe endemike, ku ndër më të njohurat janë peshqit Salmo letnica (Korani) dhe Salmothimus ohridanus (Belushka). Sot, një pjesë e bregut të liqenit së bashku me qytetin e Ohrit është emëruar nga UNESCO si trashëgimi botërore.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Driloni FB Posted Kjo ditë në histori Korani liqeni i Ohrit Pogradeci slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Aksident fatal në aksin Çermë-Divjakë, humb jetën drejtuesi 82-vjeçar

    August 13, 2026

    Bilishti dhe gjurmët e hershme të emrit Devoll

    August 13, 2026

    Birra Korça nis shitjet në SHBA, synon zgjerimin në 50 shtete

    August 13, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Liqeni i Ohrit, një histori miliona-vjeçare në brigjet e Pogradecit

    August 13, 2026

    Aksident fatal në aksin Çermë-Divjakë, humb jetën drejtuesi 82-vjeçar

    August 13, 2026

    Bilishti dhe gjurmët e hershme të emrit Devoll

    August 13, 2026

    Birra Korça nis shitjet në SHBA, synon zgjerimin në 50 shtete

    August 13, 2026

    LDK tërhiqet nga postet, Abdixhiku pro presidentit konsensual

    August 13, 2026

    Ngjitja e shkallëve ul me 39% rrezikun e sëmundjeve të zemrës

    August 13, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Aksident fatal në aksin Çermë-Divjakë, humb jetën drejtuesi 82-vjeçar

    August 13, 2026

    Birra Korça nis shitjet në SHBA, synon zgjerimin në 50 shtete

    August 13, 2026

    Parandalohet vrasja në Divjakë, 22-vjeçari kapet me silenciator

    August 13, 2026
    Më të klikuarat

    Kujtohet regjisori korçar Emil Bibolli në 61-vjetorin e lindjes

    August 3, 2026

    Skënderbeu teston forcat kundër grekëve të Panetolikos këtë të shtunë

    August 7, 2026

    Humb jetën 30-vjeçari Kërtis Rizvani, mbytet pasi u hodh nga varka në Pogradec

    August 10, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.