Artisti i njohur shqiptar, këngëtari Devis Xherahu, është lënë jashtë finales së Festivalit të 63 të Këngës nga juria.
Kënga “Ka momente” e artistit nuk është votuar nga juria për të qenë pjesë e finales së madhe.
Pas këtij vendimit artisti ka reaguar i indinjuar dhe i revoltuar në rrjetet sociale përmes një videoje ku ka përcjellë një mesazh të fortë dhe i ka dhënë një shuplakë jurisë së Festivalit të Këngës.
Artisti thotë se juria ishte një zhgënjim i madh dhe se janë ata arsyeja pse profesionistët po e braktisin gjithnjë e më shumë këtë festival.
Xherahu ka theksuar se juria që e la jashtë finales është juria më e dobët dhe më joprofesionale që ka parë deri më sot dhe se është injorim i ekzistencës si juri, injorim i intelektit dhe i diplomave të tyre që të mos futësh në finale këngën “Ka momente”.
Artisti ka nënvizuar se diplomat e asaj jurie nuk vlejnë për asgjë, pasi me vendimet e tyre kanë bërë që profesionistët ta braktisin këtë festival dhe me të drejtë.


