Trajneri i Skënderbeut, Ernest Gjoka nuk u shfaq shumë i kënaqur edhe pas fitores kundër Dinamos. Ai tha që ekipi duhet të luajë gjithmonë si pjesën e dytë duke u treguar agresivë.
“E filluam shumë keq dhe vazhdoj të këmbëngul kur them që nuk bën punë asgjë përveç fitores, jemi të brishtë dhe të butë nuk jemi agresivë, kur pësojmë gol dhe themi diçka ndodh, mbarimi i pjesës së parë ishte mendoj që ishte shpresë sepse mund të ishte me keq se si e filluam ndeshjen pasi në pjesën e dytë nuk kishim çfarë të humbnim dhe e sqaruam në pushim të ndeshjes dhe çdo gjë ishte çdo gjë për gjithçka. Me thënë drejtën ju bërtita shumë , kisha shumë kohë që nuk ju bërtisja kaq shumë si sot pas pjesës parë.
Ne nuk kemi rast apo kohë që të neglizhojmë diçka, ne shyqyr që patëm një Dinamo të cunguar, duhet të këmbëngulim që ndeshjen ta nisim ashtu si pjesën e dytë. Unë nuk e di që na ktheu reston, unë mendoj që disa lojtarë kanë qenë të dëmtuar dhe ky ishte momenti jonë që duhet ta kalonim këtë ndeshje me patjetër ndaj një skuadre shumë të mirë siç është Dinamo” tha Gjoka.


