Gjatë 24 orëve të fundit në maternitetin e Korçës kanë lindur dy nëna minorene, njëra prej të cilave është 14 vjeçarja së cilës policia i ka arrestuar bashkëjetuesin
Përgjegjësi i martenitetit të Korçës Mishel Papakozma bën me dije se shëndeti i dy nënave dhe bebeve të tyre është i mirë.
Nga ana tjetër Papakozma ngre shqetësimin për vajzat e kësaj moshe kur tha se nuk është kjo mosha e duhur për t’u bërë nëna.
Rasti i dytë ka të bëjë me një 15 vjeçare nga qyteti i Korçës, rast për të cilin policia ka nisur hetimet e nevojshme.