Një drejtues autobusi është ndaluar në pikën kufitare të Kapshticës pasi po drejtonte mjetin pa pasur licencë për transport udhëtarësh.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale të mos pajisjes me licencë për transport udhëtarësh
Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. I., 63 vjeç, banues në Korçë, pasi në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë verifikimit të dokumentacionit të këtij shtetasi, i cili drejtonte një autobus linje, u konstatua se nuk kishte licencë për transport ndërkombëtar të udhëtarëve dhe nuk lëshonte kuponin tatimor për shërbimin e transportit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.