Mbyllet në Korçë festivali mbarëkombëtar i komedisë
“Karnavalet e Korçës” me regji të Erion Isait është vlerësuar nga juria si shfaqja më e mirë e edicionit të 11.
Edhe për regjisorin e kësaj komedie, kjo shfaqje ka qenë shfaqja me e vështirë e punës së tij ndër vite, edhe për atë sepse është dashur të ndryshojë jo pak në konceptimin regjisorial.
Arben Dervishi, aktori i njohur i humorit shqiptar rikthehet pas 17 vitesh në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi”. Pas shfaqjes, nuk i ka përmbajtur dot as lotët.
Edhe për aktoren Zamira Kita, ribashkimi pas një kohe të gjatë me Dervishin ka qënë veçantia e Karnvalave e Korçës
Krahas shfaqjes me të mirë, juria e këtij festivali ka nderuar regjinë me të mirë të Fatos Berishës, aktorja më e mirë Zamira Kita.