Një mbrëmje e paharrueshme muzikore do të zhvillohet më 4 janar, në orën 18:00, në Teatrin “Andon Z. Çajupi”, Korçë.
Nën drejtimin artistik të Mjeshtrit të Madh, Josif Minga, tingujt e muzikës korçare dhe shqiptare do të përcillen përmes interpretimeve korale dhe solistike, duke krijuar një atmosferë të mbushur me liri dhe dashuri.
Mos e humbisni këtë udhëtim të veçantë muzikor që sjell pasurinë e traditës sonë në një formë artistike të përpunuar me mjeshtëri.
Hyrja e lirë për të gjithë artdashësit.