Vetëm 4.8 kilometra larg qytetit të Leskovikut, në fshatin piktoresk Cerckë, ndodhet Kisha e Shën Kollit – një ndër monumentet kulturore më të rëndësishme të bashkisë Kolonjë. E ndërtuar në vitin 1871, kjo kishë është ngritur mbi themelet e një ndërtese më të hershme, që daton që në vitin 1746.
Me statusin “Monument Kulture i Kategorisë së Parë”, kisha ruan ende vlera të rralla historike dhe arkitekturore. Dikur me një ikonostas prej guri, i cili u shkatërrua gjatë periudhës së diktaturës, ajo mbetet sot një nga vendet më të vizituara nga besimtarë dhe turistë, duke kontribuar në promovimin e trashëgimisë kulturore të juglindjes së vendit.
Cercka dhe Kisha e Shën Kollit janë dëshmi e gjallë e lidhjes mes natyrës, historisë dhe besimit në trevën e Kolonjës.


