KF Skënderbeu thirrje tifozëve: “Të gjithë në Strofull për të mbështetur ujqërit!”
KF Skënderbeu ka bërë një thirrje emocionuese për tifozët e tij, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes në këtë periudhë vendimtare të sezonit.
“Ky është momenti që skuadra ka nevojë për mbështetjen tuaj më shumë se kurrë. Ky është momenti që të tregojmë dashurinë për ngjyrat bardhekuqe dhe të mbështesim ujqërit,” shprehet klubi në një njoftim zyrtar.
Nesër, tifozët ftohen të bashkohen në “Strofull” për të përkrahur ekipin e zemrës. Klubi thekson se bashkimi i forcave është çelësi për të arritur suksesin: “Bashkë më të fortë! Bashkë ia dalim!”
#ForcaUjqër