Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Bashkia Maliq investon në rrugën e varrezave në Vashtëmi, projekt i ri në kuadër të buxhetit 2025

    June 19, 2025

    Kontrolle higjieno-sanitare në pishinat e Korçës për sezonin veror 2025

    June 19, 2025

    Ventotene, aty ku lindi Europa – Reportazh nga Elvi Fundo

    June 18, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Koço Qëndro, aktori që nuk njeh moshë për skenën

    Korçë July 9, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    “Ore mos na e vini e se helbete pa shkollë jemi, po unë desha të di, ju për budallenj na merrni neve”.

    Batuta e Koço Qendros në filmin Përballimi, edhe pse e 45 viteve më parë, vijon të jetë pjesë e fjalorit tonë të përditshëm. Ky është vetëm një nga dhjetëra rolet e tij në filma, e qindra në teatër.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Me humorin e tij Koço Qendro ka rritur breza të tërë spektatorësh, por aksioma që e qeshura të zgjat jetën, ka funksionuar më së miri edhe për atë vet.

    Sot mban mbi supe 96 vite jetë, është aktori më i vjetër në moshë që kemi dhe ende deshiron të ngjitet në skenë. Qendro na tregon se në rrugën e humorit ka hyrë natyrshëm, por gjatë karrierës së tij të gjatë ka luajtur edhe role dramatike.

    “Unë me thënë të drejtën as nuk e kam menduar që do të vinte një ditë që do bëhesha aktor i humorit,” – tha ai.

    Roli i jetës së tij është Harpagoni, në komedinë “Kopraci” të Molierit, rol që në vitin 2019 e riktheu në skenë pas 40 vitesh, nën regjinë të të ndjerit Dhimitër Orgocka.

    “Aktori e ka ëndërr që të ketë role të tilla siç është Harpagoni në komedinë “Kopraci” të Molierit dhe as ma merrte mendja që do vinte një ditë që do e luaja këtë rol. U jam mirënjohës këtyre regjisorëve të mëdhenj, profesor Sokratit e në mënyrë të veçantë të ndjerit Piro Mani,” – u shpreh Qendro.

    Në mungesë të skenës, na tregon se ditët i kalon duke shkruar. Kohët e fundit i është dedikuar shkrimit të një libri për mikun e tij Dhimitër Orgocka, i cili u nda nga jeta në fillim të vitit 2021.

    Ndërkohë që kujton me nostlagji bashkëpunëtorët e tij të parë, Koço Qendro tregoi se i përket një brezi dhe një disipline tjetër, ndaj nuk është i kënaqur me kulturën e punës së aktorëve të rinj. Aktori theksoi se arti nuk e ka bërë të pasur, por e ka mbajtur në formë dhe i ka dhuruar dashurinë e publikut, që për të është shumë e çmuar.

    Qendro nuk i kursen kritikat për politikanët, që artin sipas tij e kanë lënë në harresë, por edhe për aktorët që merren me politikë ka të njëjtin qëndrim.

    “Ka ndonjë seancë parlamenti që të flitet për artin skenik, për artistët? Asnjë. Ka ndonjë mbledhje qeverie në tërë këtë periudhë? Asnjë. Është për të ardhur keq,” – tha ai.

    Ndër të fundit e asaj plejade aktorësh, Koço Qendro dëshiron që t’i rikthehet sërish skenës.

    “Me gjithë qejf do të hyja në skenë, por me cilin regjisor. Ku është regjisori? Me cilët aktorë? S’ka mbetur asnjë nga aktorët. Jam gati që të loz, por me kë?” – përfundoi intervistën e tij

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Bashkia Maliq investon në rrugën e varrezave në Vashtëmi, projekt i ri në kuadër të buxhetit 2025

    June 19, 2025

    Kontrolle higjieno-sanitare në pishinat e Korçës për sezonin veror 2025

    June 19, 2025

    Ventotene, aty ku lindi Europa – Reportazh nga Elvi Fundo

    June 18, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Bashkia Maliq investon në rrugën e varrezave në Vashtëmi, projekt i ri në kuadër të buxhetit 2025

    June 19, 2025

    Kontrolle higjieno-sanitare në pishinat e Korçës për sezonin veror 2025

    June 19, 2025

    Ventotene, aty ku lindi Europa – Reportazh nga Elvi Fundo

    June 18, 2025

    EKSKLUZIVE/ U largua nga Skënderbeu, zbulohet ekipi i ri Elena Begos

    June 18, 2025

    Përfundon asfaltimi i rrugës Polenë–Dërsnik: Investim i rëndësishëm për banorët dhe bujqësinë lokale

    June 18, 2025

    Tri raste vjedhjesh në Korçë dhe Maliq, vijojnë hetimet

    June 18, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Zyrtare: Arben Prifti do të vijojë drejtimin e ekipit të volejbollit të meshkujve Skënderbeu edhe për sezonin 2025

    June 17, 2025

    UNIKO drejt programeve të reja: Konsultim për Masterin Shkencor në Bujqësi, Turizëm dhe Gjeografi në Pogradec

    June 14, 2025

    Java Kulturore Franceze sjell një edicion të veçantë në Korçë, nga data 14 deri më 24 qershor!

    June 14, 2025
    Më të klikuarat

    Kanosje me armë në Dardhë, 39-vjeçari nga Bilishti i shpëton policisë dhe kalon kufirin – në kërkim për disa vepra penale

    June 15, 2025

    Aksident në afërsi të fshatit Cangonj, përfshihet një familje me fëmijë

    June 15, 2025

    Pogradec – Menaxheri i një dyqani elektroshtëpiakesh shpallet në kërkim për përvetësim të të ardhurave  

    June 12, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.