Kolonjë/10 burra përfundojnë në polici, nuk lejuan kompaninë të marrë mineralin e zonës
Njoftimi i Policisë;
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. T., 27 vjeç, B. T., 75 vjeç, të dy banues në Milec, Kolonjë, P. Sh., 75 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq, E. Sh., 38 vjeç, banues në Ersekë; H. M., 68 vjeç, M. M., 76 vjeç, H. X., 59 vjeç, R. X., 56 vjeç, A. Z., 53 vjeç dhe O. T., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi këta shtetas, në ish-minierën e qymyrit në fshatin Bezhan, Kolonjë, e cila operon në disa fshatra të zonës, me vetëgjyqësi dyshohet se nuk i kanë lejuar kryerjen e punimeve një subjekti (i cili është i pajisur me lejet përkatëse) që merret me nxjerrjen e mineraleve nga minierat, me pretendimin se ky subjekt po kryhen punime në pronën e tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.