Shpopullimi masiv i të rinjve dhe jovetëm nuk ka kursyer as fshatin Selenicë të Ersekës. Ata që kanë mbetur në fshat janë pak moshuar ndërsa dhjetra shtëpi janë braktisur. Banorët e mbetur në fshat, tregojnë shkaqet e shpopullimit, ku përfshijnë kushtet ekonomike dhe pamundësinë pët të krijuar të ardhura të mjaftueshme.
Jeta në fshat është e vështirë, për shkak të pamundësive ekonomike dhe pamundësisë për punësim ndaj edhe të rinjtë janë larguar thonë banorët.
Sipas tyre një nga arsyet e largimit të shumë familjeve është mungesa e vëmendjes në këto zona ndërsa bujqësia dhe blektoria nuk japin më të ardhura.
Selenicës nuk i mungon infrastruktura apo uji i pijshëm, por duket se edhe këto shërbime nuk arrijnë dot më që ti mbajnë banorët në fshat, çka dalëngadalë po e kthen Selenicën në fshat fantazëm.