Altin Gusho do të jetë shefi i ri i komisariatit të Kolonjës, duke zëvendësuar në këtë detyrë Ardian Fezollarin i cili, bëjnë me dije burime të siguruara, kalon në detyrën e drejtorit të burimeve njerëzore pranë drejtorise vendore të policisë së qarkut të Korçës.
Altin Gusho një oficer karriere, vitet e fundit ka qenë drejtor i burgut të Drenovës si dhe shef rendi në komisariatin e Pogradecit ndërsa Fezollari para se të shkonte në Ersekë si shef komisariati ka kryer edhe detyrë të tjera, përfshi dhe atë të zv.drejtorit të DVP Korçë.
Priten lëvizje dhe në komisariate të tjera.


