Në qytetin e Korçës në lagjen “Kulla e Hirit” jeton prej vitesh një komunitet rom dhe egjiptian.
Pjesa më e madhe e të cilëve vuajnë mungesën e një vendi pune ashtu siç e kanë të pamundur të kenë një strehë edhe për shkak të kushteve të vështira ekonomike që kanë.
Avni Kallo, kryetar i shoqatës së këtij komuniteti në ditën ndërkombëtare të romëve edhe njëherë tjetër ka kërkuar mbështetjen e pushtetit lokal për këtë komunitet që gjatë viteve të fundit për shkak të kushteve të vështira kanë qenë të detyruar të braktisin qytetin e tyre.
“Vetëm në Stamboll jetojnë me shumë se 70 familje rome nga Korça” – është shprehur Kallo.
Në një ditë si kjo duhet të ishin të gjithë bashkë për të protestuar, ka shkuar më tej kryetari i shoqatës së romëve.
Në qytetin e Korçës, burime jozyrtare bëjnë të ditur se jetojnë më shumë se 22 mijë banorë të komunitetit rom dhe egjiptian