Pas qepës dhe grurit, fermerëve të Korçës rrezikohet t’u mbetet stok edhe prodhimi i ri i patates. Shkak është çmimi i shitjes nën koston e prodhimit nga mungesa e tregut. Aktualisht, patatja në tregun e shumicës po kërkohet të blihet te fermeri me çmim 20-30 deri në 33 lekë për kg apo rreth 20 lekë më lirë se vjet. Krahasuar me vitin e kaluarm çmimi i shitjes është 40% më pak.
Mikel Plasa, një nga kultivuesit më të mëdhenj të patates në zonën e Korçës, tha për “Monitor” se këtë vit ka mbjellë 20 ha tokë me patate, në sasi të njëjtë me vjet. Ai pret të vjelë deri në mbylljen e sezonit më 15 shtator rreth 9 mijë tonë papate, për të cilat nuk ka treg shitjeje.
“Kemi filluar të vjelat e para të patates, prodhimi është i mirë, pavarësisht klimës së thatë, por problem mbetet mungesa e tregut të shitjes.”


