Pogradec: Një aksion nga Komisariati i Policisë Pogradec ka filluar pasditen e sotme.
Dhjetra efektivë dhe disa patrulla janë në hyrje të qytetit.
Sipas informacioneve, fokusi i këtyre kontrolleve është për personat me precedentë kriminalë dhe për kultivuesit e lëndëve narkotike, më kryesisht në ambiente të mbyllura. Mësohet se kontrolle po zhvillohen edhe në objekte të ndryshme.
Pritet që në vijim të kemi informacion rreth rezultateve të këtij aksioni i cili pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim.