1500 metër linear rrjeta janë sekuestruar nga Organizata e Menaxhimit të Peshkimit në Pogradec gjatë këtyre ditëve kur peshkimi në ujërat e liqenit të Ohrit është i ndaluar.
Martin Jaçe, specialist pranë kësaj organizate, tha se nga data 1 Dhjetor deri në fillim të Janarit, asnjë varkë peshkimi nuk lejohet të hyjë në ujërat e këtij liqeni.
Sipas Jaçe, më datën 1 Janar do të lejohet të peshkojnë në afërsi të bregut të liqenit vetëm koran riprodhues.
Betim Abazllari nga fshati Hudënisht tha se gjatë periudhës që nuk lejohet peshkimi merret me sistemin e rrjetave dhe më vonë punon si emigrant në Greqi.
Organizata e Menaxhimit të Peshkimit ka më shumë se 200 peshkatarë të licensuar ndërkohë që numri i Peshkatarëve të paligjshëm është ulur në maksimum, kjo edhe falë një bashkëpunim me policinë kufitare dhe Inspektorin e peshkimit.