Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Korça do të trajnojë 100 të rinj për programime

    Korçë July 18, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Më shumë se 100 të rinj kryesisht gjimnazistë nga shkollat e Korçës do të bëhen pjesë e kampit të trajnimit si programues të rinj.

    Sipas kryetarit të Bashkisë Korçë Sotiraq Filo, ky projekt ka 2 vite që zhvillohet në këtë qytet dhe tashmë do të zbresë në mosha më të vogla si ajo e gjimnazistëve. Me trajnerë amerikanë ata do të mësojnë ndërthurje të ndryshme programimesh të cilat janë edhe më të kërkuarat në treg.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Me këtë lloj trajnimi ne i mundësojmë të rinjve një punë të sigurtë pa pasur nevojën të ikin nga Shqipëria tha Filo.

    Korca ICT Academy and Code for Albania

    Ne e kemi konceptuar këtë projekt si pjesë e një programi më të madh që Bashkia e Korçës e ka lancuar para tre vitesh dhe që synon ta kthejë qytetin e Korçës në një qendër të teknologjisë dhe inovacionit. Jo rastësisht pasi mendojmë që teknologjia dhe inovacioni janë një mundësi shumë e mirë sidomos për të rinjtë dhe të rejat që do të aftësohen në disiplina të ndryshme të lidhura me teknologjinë që të punojnë për tregje ndërkombëtare pa qenë e nevojshme që të largohen nga Korça apo Shqipëria.

    Në kuadër të ketij programi kaq të madh ne kemi një shtyllë kryesore e cila është ofrimi i trajnimeve të shumta për disiplina të ndryshme të teknologjisë dhe për grupmosha të ndryshme. Dhe krahas grupmoshës mbi 18-vjeç e cila ka marrë një vëmendje më të madhe nga ana e bashkisë me ofrimin e trajnimeve të ndryshme dhe është një grupmoshë që pas kësaj ka të mundur aksesimin drejt tregut të punës.

    Ambicia jonë ka qenë që këto programe apo projektet tona të trajnimeve t’i shtrijmë edhe në grupmosha të tjera. Ndaj kemi parë me shumë interes nismën e alfa plan dhe codex dhe code for albania, për të filluar në Shqipëri një projekt trajnimi të të rinjëve të cilët janë në moshën e gjimnazit.

    Projekti ka disa vite që zhvillohet në shqipëri. Por prej dy vitesh ky projekt ka ardhur në Korçë sepse Bashkia Korçë u është ofruar organizatorëve dhe u ka vënë në dispozicion qytetin e Korçës, resurset dhe mundesitë financiare dhe jo vetëm të bashkisë. Si dhe ju kemi kërkuar që ta spostojnë dhe ta sjellin këtë projekt në Korçë.

    Projekti është shumë interesant, është një projekt sipas një qasjeje që vjen nga SHBA e cila është e njohur për qasje inovative dhe moderne në fushën e teknologjisë.

    Të rinjtë do të marrin një ndërthurje të njohurive në disa gjuhë programimi nga më të kërkuarat në tregun aktual të punës me njohuri apo aftësi të tjera që jo domosdoshmërisht lidhen me teknologjinë po janë shumë të nevojshme dhe të kërkuara nga tregu apo nga e ardhmja e tregut të punës. Siç është të menduarit kritik apo design thinking.

    Jam shumë i kënaqur që ky projekt vjen për vitin e dytë radhazi në Korçë, pjesë e projektit janë edhe një grup instruktorësh që vijnë nga SHBA dhe jo vetëm, të cilët do të sjellin përvojat nga vendi nga ata vijnë. Të rinjtë kanë qenë shumë të kënaqur me mënyrën se si është zhvilluar ky kamp.

    Përfitues të këtij projekt edhe këtë vit janë mbi 100 të rinj dhe të reja jo vetëm nga Korëa por nga gjithë Shqipëria. Dua të falenderoj partnerët tanë në realizimin e këtij projekti, codex, alfa plan, code for albania, si edhe world vision dhe raiffeisen invest.

    Jam i bindur se këtë projekt do ta zhvillojmë edhe në vitet e ardhshme, e jo vetëm ta vazhdojmë por edhe ta zgjerojmë numrin e të rinjve që do të bëhen pjesë e këtij projekti dhe padyshim do të uroja n mbarëvajtje të mirë të këtij projekti.

    Përveç njohurive të rinjtë do të kenë mundësi të beheni pjesë edhe e aktiviteteve jashtë kurrikulës, aktivitete sportive, artistike, kulturore etj.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.