Edhe këtë vit shqiptarët kanë zgjedhur Korçën për të kaluar festat e fundvitit.
Operatorët turistikë bëjnë të ditur se hotelet, bujtinat e shtëpitë pritëse janë të rezervuara ne qytet dhe fshatrat turistike për Krishtlindje dhe Vit të Ri.
Anila Kapurani, administratore e njërit prej hoteleve masive në qytetin e Korçës bën të ditur se të dyja datat e rëndësishme janë të rezervuara 100%.
Boboshtica vijon të mbetet një nga fshatrat me të kërkuar për festat e fundvitit nga turistët e huaj por e shqiptarë që jetojnë në Greqi.
Olsi Melko tha se Boboshtica jo vetëm ka shtuar tavernat por dy vitet e fundit edhe kapacitetet akomoduese.
Të rezervuara 100% për festat janë dhe hotelet e fshatrave turistikë Voskopojë e Dardhë.