KORÇA FOLK-FEST BALLKAN vetëm në Korçë. Festivali Ballkanik, në edicionin e tij të 5-të solli në Korçë ansamblet më të mira në një festë të traditës.
Disa nga grupet pjesëmarrëse parakaluan tek sheshi para teatrit, me një performancë në zonën këmbësore për të vijuar më pas me paradën deri tek sheshi para katedrales e me një tjetër performancë.
Sot në orën 19:00 do të keni mundësi të shijoni një spektakël fantastik me performancat e ansambleve tek teatri “Andon Z. Çajupi”.