Qyteti i Korçës i njohur ndryshe si qyteti i serenatave po merr një pamje tjetër me rastin e festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Qyteti po zbukohet me drita dhe dekorin e ri, çka është kthyer tashmë në një traditë të bukur duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj.
Rrugët kryesore të qytetit, duke përfshirë edhe disa ndërtesa të rëndësishme dhe historike do të marrin një tjetër pamje, duke sjellë një atmosferë festive mjaft të këndshme.
Këto zbukurime ja rritin edhe më tepër gjallërinë qytetit, duke bërë që të marrë pamjen e një qyteti që feston.
Vet kryebashkiaku Sotiraq Filo ka njoftuar se qyteti do të ketë aktivitete përgjatë kësaj periudhe.
Postimi në facebook;
Korça po bëhet gati për të ndezur dekorin e Festave të Fundvitit.
Atmosferë e mrekullueshme dhe aktivitete pafund për të gjithë, gjatë gjithë muajit dhjetor.