Korça Inovation Hub, qendra teknologjike që solli ndryshim
Është një nga ambientet që rrallë ta zë syri në Shqipëri, e si për fat e gjen në Korçë.
Korça Inovation Hub është qendra teknologjike e cila solli risinë e mesazhin se vëmendja tanimë është drejt teknologjisë dhe zhvillimit, e për këtë u përqafua e po përqafohet nga dhjetra të rinj të qytetit të Korçës dhe jo vetëm.
Fëmijë të cilët ndërtojnë robotë, kurset e trajnimit në fushën e ICT jo vetëm për të rinjtë korçare por edhe për ata të Devollit, Maliqit, Pogradecit, Kolonjës edhe Pustecit, pasi ky është dhe qëllimi. Të rinjtë e gjithë qarkut të Korçës, të mund të kenë një hapsire të dedikuar atyre, të shfrytëzueshme dhe të askesueshme lehtë nga të gjitha.
Ambientet mund të përdoren edhe si zyra falas për ata të cilët janë vetpuneusar online, me të gjitha nevojat e përfshira, e të tillë të rinj janë të shumtë të cilët punojnë për kompani të huaja, nga Korça, pa lëvizur.
Në ambjentet moderne të Qendrës së Inovacionit, ofrohen:
Trajnim për të gjitha grupmoshat me ekspertët më të mirë në Shqipëri
Kurse profesionale kodimi ( Web Development, Cyber Security, Software Development, Java Full Stak, Python) për të rinj dhe studentë me75 % financim nga Qeveria Shqiptare dhe Bashkia Korçë
Kurse Soft Skills ( Digital Marketing, E-commerce, Graphic Design, Social Media Management , Pinterest Marketing, ADS etj) me financim 50% nga Bashkia Korçë
Kurse për fëmijë ( Robotikë, Kodim, Python, Web Design, Graphic Design) me financim 75% nga Bashkia Korçë
Coworking space
Poste pune falas
Laboratorë modernë të pajisur me programe falas për freelancers
Wifi dhe infrastrukturë teknike
Sallë konference & Galeri eventesh inovative
Akses 12 orë në 6 ditë të javës
3.Mentorim
4. Akselerim dhe Start-ups
Në rast se nuk keni shkuar, tani është momenti të njiheni me qendrën më të mirë në juglindje të vendit, që i shërben gjithë të rinjve


