Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Policia Kufitare shpëton dy persona në liqenin e Pogradecit

    August 17, 2026

    Jani Kaçi feston ditëlindjen, Korça nderon ikonën e sportit

    August 17, 2026

    Skënderbeu prezanton fanellën e re për sezonin e ri futbollistik

    August 17, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Korça ka kontribut të madh në pavarësinë e Shqipërisë

    Histori November 28, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    “Korca në Shqipërinë e Jugut është qyteti më i përparuar nga ana kulturore në vend dhe

    vështrohet si djepi i lëvizjes kombëtare shqiptare të kohës së re” – F. Konica

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Korça është djepi i nacionalizmit shqiptar. Asnjë qytet tjetër në Shqipëri nuk ka pasur më shumë ndikim sesa Korça në jetën kombëtare shqiptare” – shkruan misionari amerikan Fineas Kenedi.

    Në Kuvendin e Vlorës, që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë, Korça dhe korçarët dhanë kontribut të vyer. Delegatët e Korçës që firmosën Deklaratën e Pavarësisë ishin:

    – PANDELI CALE (1879 – 1923) lindi në Korçë, kreu Liceun klasik francez të Aleksandrisë. Në vitet 1900-1904 punoi në koloninë e Bukureshtit, më 1904 u kthye në Shqipëri. Si kryetar i shoqërisë “Banda e Lirisë” dhe sekretar i shoqërisë “Lidhja orthodhokse”, në kryengritjet antiosmane të viteve 1910 – 1912 drejtoi çetat e zonës së Korçës. Mori pjesë në mbledhjen e 5 nëntorit 1912 në Bukuresht dhe shoqëroi Ismail Qemalin për në Shqipëri. Më 28 nëntor 1912, si delegat i Korçës, firmosi manifestin e pavarësisë me siglën “Pandeli Cale”. U emërua Ministër i Bujqësisë, Industrisë dhe Tregëtisë, në qeverinë e Ismail Qemalit.

    – THANAS FLOQI (1884-1945) lindi në Korçë, përfundoi studimet universitare në Athinë, në Fakultetin e Drejtësisë. Mori pjesë në themelimin e shoqërisë “Malli i Mëmëdheut” dhe shërbeu si kronikan i gazetës “Kombi”. U kthye në atdhe në korrik 1908, themeloi mandolinatën “Labëria”. Në Kuvendin historik të Vlorës, mori pjesë si delegat i Korçës dhe firmosi vendimin e pavarësisë me siglën “Thanas V. Floqi”.

    – SPIRIDON ILO (1876 – 1950) Lindi në Korçë, punoi mësues në Shkollën shqipe të vashave. Emigroi në Bukuresht ku u lidh me koloninë shqiptare të atjeshme. Mori pjesë në mbledhjen e Bukureshtit. Në mbledhjen e 28 nëntorit, si përfaqësues i Korçës, firmosi aktin e pavarësisë me siglën “Spiro T. Ilo”.

    Të tjerë korçarë që morën pjesë në Kuvend, si përfaqësues të shoqërive patriotike në diasporë ishin:

    – DHIMITËR ZOGRAFI (1878 – 1945) lindi në Korçë, në fund të shekullit XIX emigroi në Rumani. Më 1906 mori pjesë në themelimin e shoqërisë patriotike të shqiptarëve të Bukureshtit “Bashkimi-Unirea”. Ishte një nga organizatorët e mbledhjeve që u zhvilluan në fillim të nëntorit 1912 në Bukuresht. U zgjodh delegat i kolonisë shqiptare të Bukureshtit për të marrë pjesë në Shpalljen e Pavarësisë. Më 28 nëntor 1912 firmosi vendimin e Pavarësisë me siglën “Dimitri Zografi”.

    – DHIMITËR MBORJA (1884-1945) lindi në Mborje. Ishte anëtar i shoqërisë “Dituria” të Korçës, kryetar i shoqërisë patriotike të shqiptarëve të Bukureshtit. Më 5 nëntor 1912 mori pjesë në mbledhjen e Bukureshtit. Më 28 nëntor 1912, firmosi aktin e pavarësisë me siglën “Dh Emmanuel” në emër të kolonisë së Bukureshtit.

    – DHIMITËR BERATI (1888-1970) lindi në Korçë në vitin 1888, përfundoi në Rumani

    Fakultetin e shkencave politike dhe juridike. Pas vitit 1905 u kthye në Korçë, ku punoi si mësues në “Mësonjtoren e Parë Shqipe”

    Ishte anëtar i klubit patriotik “Dituria” të Korçës që në themelimin e tij, më 1908. Mori pjesë në Kongresin e Elbasanit dhe në mbledhjen e hotel “Kontinental”-it në Bukuresht me 1912. Ka firmuar aktin historik të shpalljes së pavarësisë, me siglën “D. Beratti” në emër të kolonisë së Bukureshtit.

    Mirënjohje për ta dhe kontributin e tyre kombëtar!

    Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë!

    Marrë nga profili i Erion Nexhipit

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Histori Korçë
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Jani Kaçi feston ditëlindjen, Korça nderon ikonën e sportit

    August 17, 2026

    Skënderbeu prezanton fanellën e re për sezonin e ri futbollistik

    August 17, 2026

    Three Dots ndezin Festën e Birrës në Korçë

    August 17, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Policia Kufitare shpëton dy persona në liqenin e Pogradecit

    August 17, 2026

    Jani Kaçi feston ditëlindjen, Korça nderon ikonën e sportit

    August 17, 2026

    Skënderbeu prezanton fanellën e re për sezonin e ri futbollistik

    August 17, 2026

    Three Dots ndezin Festën e Birrës në Korçë

    August 17, 2026

    Armë zjarri në Pogradec, arrestohet 44-vjeçari gjatë aksionit

    August 17, 2026

    Trafiku i emigrantëve në Korçë, arrestohen dy 21-vjeçarë

    August 17, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Policia Kufitare shpëton dy persona në liqenin e Pogradecit

    August 17, 2026

    Jani Kaçi feston ditëlindjen, Korça nderon ikonën e sportit

    August 17, 2026

    Skënderbeu prezanton fanellën e re për sezonin e ri futbollistik

    August 17, 2026
    Më të klikuarat

    Pogradeci përkujton 40-vjetorin e vdekjes së notarit Agron Ruvina

    November 3, 2024

    Letra e kolonelit francez për liqenin e Ohrit

    August 14, 2023

    Kremtohet Festa e Shën Marisë në Boboshticë dhe Vodicë

    August 15, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.