Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Korça në zi, ndërron jetë doktor Nikollaq Gurllari (Polena)

    Aktualitet November 1, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Dr. Nikollaq Gurllari, më datën 30 Tetor 2023, pas një sëmundje të rëndë.

    Dr. NIKOLLAQ ILO GURLLARI (POLENA)

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Ka lindur në qytetin e Korçës më 27. 09. 1947.

    Rrjedh nga një familje me origjinë shoqërore puntore. Familja e tij ka ndihmuar luftën dhe shtëpia e tyre ka qenë bazë e Luftës Nacional- Çlirimtare.

    Shkollën 7-vjeçare dhe atë të mesme i kreu në qytetin e lindjes me rezultate shumë të mira (viti 1954-1965). Studimet e larta i kreu në Universitetin Shtetëror të Tiranës.

    E drejta e studimit i doli për në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, por për këtë nuk ishte i kënaqur. Duke dëgjuar bisedat e gjyshes dhe nënës së tij, se si ai kishte lindur në shtëpi pa asistencë mjekësore dhe respektin për bluzat e bardha (mjekët dhe infermierët që i dukeshin njerëz të jashtëzakonshëm) i kishte lindur dëshira që të bëhej mjek.

    Pas shumë përpjekjesh, arriti të plotësojë dëshirën duke e ndërruar degën me një student tjetër.

    Studimet i kreu në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, në vitet 1965-1970 dhe mbas kësaj, u specializua për Obstetrikë-Gjinekologji pranë Spitalit Obstetrik- Gjinekologjik Tiranë 1971-1973. Pas specializimit, filloi punën si mjek obstetër-gjinekolog në Shtëpinë e Lindjes.

    Korçë (janar 1974), ku mjekët që punonin aty, si: Gaqo Pulluqi, Luiza Kole e Fredi Themeli e mirëpritën, e ndihmuan dhe respektuan vazhdimisht.

    Shkonte rregullisht në Qendrën Shëndetësore të Lozhanit çdo muaj për vizita dhe ngritjen tekniko- profesionale të mamive të zonës.

    Po ashtu, kryente vizita obstetrikale e gjinekologjike në Ndërmarrjen e Qilimeve, ku punonin me qindra gra deri në vitin kur kjo u mbyll.

    Për shumë vite kreu edhe detyrën e Inspektorit Sanitar Shtetëror për Maternitetin duke kërkuar me rigorozitet zbatimin e rregullave.

    Me ndarjen e pavioneve, më 1981, u caktua Shef i Repartit të Lindjeve, detyrë që me disa shkëputje e kreu 25 vjet: 1981-1992 dhe 1999-2012.

    Në vitin 1979 ka kryer kurs kualifikimi në Spitalin Ushtarak në specialitetin “Kirurgjia e luftës”. Për shumë vite ka dhënë mësim si mësues i jashtëm në shkollat e ulta dhe të mesme mjekësore të qytetit të Korçës dhe, që prej vitit 2002 e në vazhdim, pedagog i jashtëm në Departa- mentin e Infermierisë të Universitetit “Fan S. Noli” dhe ka hartuar dispencën “Urgjencat obstetrikale (material për studentët).

    Zotëronte gjuhën ruse.Punonte për ngritjen tekniko-profesionale dhe kbotuar në revistat mjekësore shumë artikuj të vlerësuar për problemet që përcillnin.

    Urdhëri i Mjekut, Qarku Korçë, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Doktor Polena Korçë
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Agron Jaçe, maliqari që i dha shumë Skënderbeut

    June 21, 2023

    Ballço “ikona” që nuk shuhet kurrë… Është mbi 70 vjeç dhe tregoi që nuk jeton dot pa futbollin

    June 17, 2023

    Tatjana Marash trembet nga komentet e miqve të saj

    April 28, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.