Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Goditi punonjësin e sigurisë në spitalin e Korçës, procedohet penalisht 40-vjeçari

    January 17, 2026

    Vjedhje milionëshe në postë, procedohen dy punonjëse në Devoll

    January 17, 2026

    Pagesa e taksës së mjeteve tashmë 100% online në e-Albania: më pak kohë, më pak kosto, më shumë lehtësi për qytetarët

    January 17, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Korça, një Zonjë e madhe me motra e vëllezër shumë

    Korçë August 25, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Korça është një Zonjë e madhe me motra e vëllezër shumë.

    Motrat e Korçës janë Vjena, Roma, Londra.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Vëllezërit e Korçës janë Parisi, Berlini, Milanua, Budapesti.

    Korça ka dhe plot kushurinj e kushurira, kunata, nipa, mbesa; Tiranën, Ersekën, Selanikun, Bukureshtin, Athinën, Stambollin, Zagrebin, Prishtinën, Shkupin.

    Mpleksja e mesdheut me kontinentin e bën Korçën një qytet absolutisht magjik, dhe udhëtimin drejt Saj definitivisht magjepsës, të tillë që nuk të mërzitet kurrë sado shpesh të shkosh e të vish.

    Si xhevahirët që ngado ti’ shohësh janë ndryshe të bukur, edhe hijeshia e Korçës varet nga cili drejtim i afrohesh.

    Që udhëtimin drejt Korçës ta shijosh të tërin, në Korçë duhet vajtur i pa kushtëzuar nga kthesat e asnjë rruge, ngushticat e asnjë shtegu, vështirësitë e asnjë pengese.

    Pra e mira është në Korçë të shkosh si Zog.

    Në pamundësi për të vajtur në Korçë si Zog, variantet e tjera janë këto;

    T’i afrohesh nga perëndimi. Kur ndodhesh mbi majë të Qafës së Thanës, ndërkohë që ndjen se nga pas mesdhetarizmi i ngrohtë po jep shpirt, përpara po lind një fllad i ri, një magji e re, kontinenti.

    Po t’i afrohesh Korçës nga lindja, pra nga Devolli, provon ndjesinë e kundërt. Nga pas le freskinë kontinentale, ndërsa përpara të pret ngrohtësia mesdhetare, Korça e butë dhe e ngrohtë.

    Ardhja në Korçë nga jugu është me zarar.

    Nga Gryka e Këlcyrës, Lugina e Vjosës, Laskoviku, Kolonja, ke bërë mbi 200 kilometra mes bukurive më tronditëse të planetit gjatë të cilave je prekur nga “Sindroma Stendal”, nga bukuria që lodh dhe sëmur. Pra po erdhe në Korçë nga jugu mund të çmendesh ose të vdesësh.

    Udhëtarët me shije estetike më të sofistikuara mund t’i aviten Korçës edhe nga drejtime te tjera.

    Nga Gramshi nëpër rrjedhën e Devollit për të dalë në Maliq, pastaj në Korçë. Kalimi nëpër këtë kanion me humnera dhe ujvara frymëndalëse nëpër këtë rrugë të cilën pak janë ata që e dinë se ekziston, është udhëtim që mbetet përgjithmonë në kujtesë.

    Nga Skrapari, përmes maleve. Ky variant, përveç sofistikimit të shijeve, kërkon edhe guxim, muskuj, si dhe përvojë, kushte këto që i plotësojnë fare pak fatlumë për tu patur zili.

    Nga rrëzë Malit të Thatë, Podgorie, Zvezdë, Plasë, Korçë, është variant për të ngeshmit në lërkim të rrënqethjeve estetike sa më të forta. Ky itinerar preferohet sidomos nga lasgushianë të krisur që shkojnë me shpresë se duke udhëtuar andejpari do ua bëj mishin kokërr; “një shqiponjë e arratisur (që) fluturon mbi Mal’ të Thatë”.

    Kolonja, Poradeci, Devolli, Prespa, Voskopoja, janë 5 xhevahirët e gjerdanit të artë që zbukuron gushën e Zonjës Korçë

    Është edhe Dardha. Por Dardha ka një problem. Nuk dihet nëse “Korça e ka Dardhën prapa” apo “Dardha e ka Korçën pas”.

    Po të flesh një natë në Prespë apo Voskopojë dhe nuk sheh asnjë ëndërr, testi i idotit të ka dalë me sukses. Vuan nga pamjaftueshmëri shpirtërore dhe cerebrale. Je qënie inferiore. Leri udhëtimet dhe leximet. Ik shit rraqe mbi ndonjë tezgë.

    Nëse idiot nuk je, dhe shtrihesh të flesh një natë në Voskopojë ose Prespë, kujdesu që gjatë asaj nate të mos të zerë gjumi. Lere atë natë të bardhë. Po fjete, do shohësh ëndërr, në ëndërr do shohësh Shenjtorë, Kishë, afreske, varre të vjetër, Manastir me myshk, që do të çfaqen nat’ për nat’ 20 vjet rrjesht

    I vetmi qytet i Shqipërisë ku qytetari, fshatari, fukarai, zengjini, secili ndjehet kryelartë në dinjitetin e vet, është Korça.

    Po Korça njërëzore, Korça e butë, Korça e thellë, si është vallë Korça nga brenda ?

    Qytet europian me kisha dhe kumbanore, me Zonja dhe Zotërinj si gjithë Europa, Korça ka një urtësi dhe butësi të brendëshme të ruajtur me një vendosmëri të pashoqe që nuk kanë arritur ta prekin dot as luftrat dhe asgjë. Ta prekësh butësinë njerëzore korçare është më vështirë se të gërricësh diamantin. Korçës nuk guxoj t’i afrohem më tepër. Po të kuturisja, do dukesha si elefanti brenda dyqanit të qelqurinave. Më merren mentë nga sofistikimi i saj. Më mirë më jep penel dhe ngjyra të bëj një Monaliza më mahnitëse se të Leonardos sesa të më shtjesh në mëkat të “vizatoj” Korçën. Do ishte njësoj sikur t’i thuash kovaçit të Sovjanit; Daltat dhe çekiçat i ke, mermerin merre në Strelcë, gdhëndmë Davidin.

    Periferia e Korçës në mbrëmje;

    Shkëlqar Voskopoja. Rrezar Shën Prodhomi. Vizllin Liqeri. Ngrysur Mal’ i Thatë. Vrënjtur Ivani. Zgjuar Gora. Fle Opari. Rrjedhin kruajt e Mokrës. Paqe Prespa. Rrjedh Devolli. Raki’ heq Sovjani. Dehet Plasa. Aheng Zvirina. Fresk Dardha. Festë Pirgu. Dasmë Lubonja, Krisëm Korita. S’pipëtin Dvorani. Ulëret Ormani. Qan Qarri. Zjarr e flak’ Starja. Zymtohet Valamara. Vrënjtet Helmësi. Urtë Nizhaveci. Gjurulldi Kapështica. Prush nën kazana Boboshtica. Llaç e tulla Pojani. Valle hedh Bulgareci. Afër, fusha. Larg, fshatra. Më tutje, zjarre çobenjsh. Edhe më larg, horizonti, qielli.

    Thonë se Korçës do t’i vijë fundi kur Liqeni i Prespës të bëhet sa një filxhan kafeje dhe Mali i Thatë sa një kokërr arrë. Domethënë kurrë.

    Edison Ypi

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Pagesa e taksës së mjeteve tashmë 100% online në e-Albania: më pak kohë, më pak kosto, më shumë lehtësi për qytetarët

    January 17, 2026

    Rinovimi i dokumenteve të identifikimit në çdo zyrë IdentiTek, pa kufizim nga vendbanimi

    January 14, 2026

    Kapshticë/ Kapet në kufi 41-vjeçari në kërkim për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit

    December 31, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Goditi punonjësin e sigurisë në spitalin e Korçës, procedohet penalisht 40-vjeçari

    January 17, 2026

    Vjedhje milionëshe në postë, procedohen dy punonjëse në Devoll

    January 17, 2026

    Pagesa e taksës së mjeteve tashmë 100% online në e-Albania: më pak kohë, më pak kosto, më shumë lehtësi për qytetarët

    January 17, 2026

    Rinovimi i dokumenteve të identifikimit në çdo zyrë IdentiTek, pa kufizim nga vendbanimi

    January 14, 2026

    Reshjet e dëborës sjellin rrëshqitje dhe bllokime rrugësh në qarkun Korçë, situata nën monitorim

    January 12, 2026

    Skënderbeu “fluturon” në Transfermarkt, vlerë superlige për skuadrën korçare

    January 10, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Reshje të lehta dëbore në qarkun Korçë gjatë natës, akset rrugore të kalueshme pas pastrimit dhe kriposjes

    December 31, 2025

    Agjencia e Kontrollit të Territorit sjell frymën e solidaritetit në Pogradec në prag të Vitit të Ri

    December 30, 2025

    Bllokime në pikat kufitare Kapshticë dhe Qafë Thanë – Protestë në Greqi dhe aksident në Maqedoninë e Veriut

    December 30, 2025
    Më të klikuarat

    Narcizmi në Shqipëri: kur abuzimi shitet si autoritet dhe trashëgohet si vlerë

    January 10, 2026

    Kush ishte kolonjari Xhafer Bej Ypi?

    August 31, 2023

    Dokumentari “Shqipëria nëpër filmat e huaj” vjen në Korçë këtë fundjavë

    August 30, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.