100 vite më parë korçarët pasi kanë krijuar bandën e qytetit dhe formacione të ndryshme muzikore, ja kane dale të krijojnë me ndihmën e shqiptarëve të Amerikës dhe Bukureshtit edhe orkestrën simfonike.
Orkestër që për shumë vite ka mbajtur gjallë jetën artistike të “Parisit të vogël”.
Pas viçit 1990 orkestra ka pushuar aktivitetin e saj artistik për t’u rikthyer edhe njëherë fiks pas 100 vitesh.
“Korça dhe Shkodra” edhe për kompozitoret e njohur Zef Coba e Zani Ciko janë qytetet më aktivitete të shumta muzikore në këto 100 vite.
Drejtoresha e Qendrës së Artit dhe Kulturës Zamira Kita tha se nuk ka qenë aspak e lehtë për të rikthyer edhe njëherë tjetër një orkestër kaq të madhe muzikore.
Me rastin e 100 vjetorit të orkestrës simofike të Korçës bashkia e këtij qyteti ka çelur qendrën e Kulturës dhe Inovacionit ku të rinj do të kenë mundësi të merren kryesisht me muzikë por edhe arte te tjera.
Mbrëmë krahas orkestrës simfonike kanë interpretuar këngët e njohura korçare dhe jo vetëm edhe Kori Lira, formacioni i kompozitorit Josif Minga, tenori Kastriot Tusha e të tjerë.


