Diten e djeshme LËVIZJA BASHKË ka qenë ditën e djeshme në Korçë, ku ka bërë thirrje për takim masiv për të shpalosur idetë e saj politike. Ajo çka bie në sy është numri tejet i pakët i pjesëmarrësve.
Ky është postim i LËVIZJA BASHKË në FacebookKORÇË, QYTETI NGA DO TË FRYJË FRYMA E NDRYSHIMIT NË JUGUN E SHQIPËRISË



Takimi i sotëm me qytetarët korçarë ishte i shkëlqyer dhe produktiv, prandaj edhe i falenderojmë përzemërsisht për pjesëmarrjen. Për ne, Korça e jetës urbane, ekonomike dhe kulturore nuk është thjesht qyteti i radhës i turit tonë, por një kryeqendër prej nga besojmë se do të fryjë fryma e ndryshimit në jugun dhe lindjen e Shqipërisë.
Arlind Qori, kryetar i Lëvizjes BASHKË tha se ikja e të rinjve për shkak të keqqeverisjes është një fenomen që cenon të ardhmen e vendit, se bashkimi i universitetit të Korçës me të Tiranës nuk do ta zgjidhë krizën universitare, se është e papranueshme që një pensionist të marrë 80 deri në 100 mijë lekë të vjetra kurse deputetët dhe ministrat ti dyfishojnë pagat vetvetes. Pa u bashkuar rreth një lëvizjeje popullore me një program progresist, siç synon të jetë Lëvizja BASHKË, re edhe më të zeza do të shfaqen në horizontin e Shqipërisë.
Mirela Ruko, sekretare organizative dhe këshilltare bashkiake në Tiranë, theksoi faktin se Lëvizja BASHKË nuk do ta tradhtojë kurrë besimin dhe interesat e qytetarëve, se ne nuk mund t’i braktisin kurrsesi idealet dhe koherencën e 12 viteve aktivizëm.
Jani Marka, anëtar i Sekretariatit të Lëvizjes BASHKË, foli për nevojën e rikonceptimit të një jete të drejtë, të barabartë dhe me dinjitet si perspektivë politike e Lëvizjes BASHKË, por edhe më gjerë si aspiratë qytetare.Qytetarët shprehën pakënaqësinë me rritjen e kostove të jetesës, papunësinë, pensionet e ulta dhe mungesën e legjitimitetit të atyre që janë ne krye të institucioneve.
Ata dhanë fjalën për mbështetjen e Lëvizjes BASHKË në rrugëtimin plot sfida për drejtësi sociale dhe demokratizimin e Shqipërisë


