Rritja e vazhdueshme e çmimit të lëndës drusore ka detyruar korçarët të gjejnë alternativa të tjera për tu ngrohur duke shfrytëzuar në këtë rast energjinë elektrike. Sipas tyre të ngrohesh me kondicioner kushton më pak se drutë çmimi i të cilave në fushë sot ka arritur çmimin e 60 mijë lekëve për metër. Referuar edhe sasisë që duhet për të kaluar dimrin ata thonë se është e papërballueshme ta kalojnë me dru.
Por orientimi drejt energjisë elektrike po dëmton ata që merren me çarjen e druve të cilët po mbeten pa punë për të mbajtur familjetën.
Rritja e çmimit të druve në treg justifikohet me faktin se nuk ka lëndë drusore, ndërsa një familje mesatarisht për të kaluar dimrin i duheb 600-700 mijë lek dru duke përfshirë blerjen dhe çarjen e tyre