Korçë: Dy zjarre në automjete, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme në njërin rast
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 00:30, në lagjen nr. 9, është djegur pjesërisht automjeti në pronësi të shtetases D. Sh. Nga hetimet fillestare, dyshohet se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe po punon për identifikimin e autorit të ngjarjes.
Më vonë, rreth orës 02:40, një tjetër incident u shënua në lagjen nr. 18, ku një automjet tjetër, në pronësi të shtetasit I. K., u përfshi nga flakët. Në këtë rast, dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht dhe janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë;
Korçë/Informacione paraprake
Rreth orës 00:30, në lagjen nr. 9, ka rënë zjarr në automjetin në pronësi të shtetases D. Sh. Si pasojë është djegur pjesërisht automjeti. Nga veprimet e para hetimore dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Rreth orës 02:40, në lagjen nr. 18, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në automjetin e shtetasit I. K. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rethanave të rastit.


