Është arrestuar një 31 vjeçar pasi i ka vjedhur një shumë të konsiderueshme lekësh një 36 vjeçari nga Korça.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas për veprën penale të vjedhjes
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin D. P., 31 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 6, Korçë, dyshohet se i ka vjedhur një sasi lekësh, një 36-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.