DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale të kanosjes
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. L., 39 vjeçe, banuese në fshatin Këmbëthekër, pasi më datë 25.01.2024, në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, dyshohet se ka fyer dhe ka kanosur shtetasen N. Sh.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.