Korçë/71 vjeçari Edmond Naska lihet në arrest shtëpiak
Para togave të zeza ka dalë sot 71 vjeçari korçar, Edmond Naska, i cili ditë më parë shtiu me breshëri kallashnikovi nga ballkoni i banesës së tij.
Mësohet se ishte Prokuroria e Korçës që kërkoi masën e “arrestit në shtëpi” për 71-vjeçarin Edmond Naska, i cili terrorizoi banorët në lagjen nr.16 të qytetit.
Gjykata mësohet të ketë pranuar këtë kërkesë të prokurorisë duke vendosur që 71-vjeçari të rrijë në arrest shtëpie.
Kjo masë u kërkua për shkak të moshës së të moshuarit dhe faktit se vuan nga probleme të shëndetit mendor, por sa i përket problemeve të shëndetit mendor nuk ka asnjë diagnozë zyrtare rreth tij.
Ngjarja u regjistrua 3 ditë më parë, ndërsa u desh ndërhyrja e RENEA-s për të nxjerrë të moshuarin nga banesa pasi ai nuk pranonte dorëzohej dhe pas 3 orësh bisedime, u bë ndalimi dhe nxjerrja e tij nga banesa.
Ndërsa mbeten ende të paqarta arsyet se përse ai ndërmorri këtë veprim.


