Një çift nga qyteti i Korçës kanë përfunduar duke ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit. Pas kallëzimit penal çifti bashkëjetues po ndiqet penalisht.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas, për veprën penale të dhunës
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M. K., 37 vjeçe dhe shtetasin E. L., 42 vjeç, banues në Korçë (bashkëjetues), pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.