Ashtu si edhe u paralajmërua nga meterologët, ditën e sotme pati dhe vazhdon të ketë reshje të dendura shiu dhe erëra të forta.
Mbrëmjen e sotme ka pasur stuhi ere në qytetin e Korçës dhe një fasadë e termoizolimit në një pallat në pedonalen e qytetit është shkëputur duke rënë në tokë. Për fat të mirë kalimtarë të rastit dhe nuk u dëmtua njeri. Nga shkëputja e fasadës ka vetëm dëme materiale në lokalet e pedonales.
Mbeten të paqarta shkaqet, por pallati ka jo më shumë se dy vjet që u vesh me shtresë termoizolimi nga bashkia.
Ndërkohë që gjatë natës priten reshje të dendura shiu dhe stuhira ere.