Kreu manovra të gabuara në qytet me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, vihet në pranga 34-vjeçari.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Arrestohet në flagrancë 1 shtetas për veprën penale të drejtimit të automjetit në gjendje të dehur.
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin K. A., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi është konstatuar në unazën e qytetit të Korçës, duke kryer manovra të gabuara, me automjetin tip “Volkswagen”. Pasi është ndaluar nga shërbimet e policisë, 34-vjeçari ka kryer testin e alkoolit dhe ka rezultuar se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.