Në qarkun e Korçës, 1794 nxënës të klasave të 9-ta iu nënshtruan sot provimit të matematikës, pjesë e ciklit të testimeve për përfundimin e arsimit bazë. Provimi nisi në orën 10:00 dhe zgjati 2 orë e 30 minuta. Sipas deklarimeve të vetë nxënësve, pyetjet ishin të një niveli mesatar dhe koha ishte e mjaftueshme për të përfunduar testin.
Procesi i testimit u zhvillua në 34 qendra provimi në të gjithë qarkun, nën mbikëqyrjen e stafit të kualifikuar nga institucionet arsimore. Administrimi u vlerësua i rregullt dhe i qetë, duke garantuar standardet e kërkuara.
Provimi i fundit në kuadër të arsimit bazë, ai i gjuhës së huaj, do të zhvillohet më 30 qershor.


