Në një vendparkim automjetesh në qytetin e Korçës ka ndodhur një grindje midis dy personave. Të rinjtë janë konfliktuar deri në goditjen e njëri-tjetrit.
Njoftimi i policisë;
Qarku Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas për veprën penale të dhunës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. K., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi në vendparkimin e automjeteve, në një qendër tregtare, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 48-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.