Tre persona janë arrestuar nga policia ditën e sotme pasi kanë qenë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Duke qenë të dehur ata kanë humbur kontrollin e mjetit dhe kanë përfunduar duke bërë aksident.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Vihen në pranga 3 shtetas për veprën penale të drejtimit të automjetit në gjendje të dehur
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit:
- Gj. Z., 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi në fshatin Voskopojë, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti i tij ka përplasur një automjet të parkuar, i cili është zhvendosur dhe ka përplasur një automjet tjetër të parkuar. Pas verifikimit rezultoi se 59-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur;
- A. Sh., 57 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në afërsi të fshatit Drenovë, Korçë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Pas verifikimit rezultoi se 57-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur;
- K. J., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Biranj, Maliq, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Pas verifikimit rezultoi se 36-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.