Esmeraldo Kacolli së bashku me mbështetës të kandidatit demokrat E’them Lumani, janë përplasur fizikisht me Erion Isain dhe mbështetësit e tij.
Esmeraldo Kacolli natën e 13 majit, në fshatin Qinam, u konfliktua me kandidatin socialist për kryetar bashkie, Erion Isain, ku debati agravoi dhe Esmeraldo qëlloi me grusht Erionin.
Pas denoncimit të Isait, mbrëmjen e së shtunës, policia e Kolonjës arrestoi në flagrancë Kacollin me akuzën “Goditje për shkak të detyrës” dhe procedoi në gjendje të lirë mbështetësin tjetër të opozitës Xhemal Kalo për veprën penale “Pengim të qarkullimit të mjeteve”.
Gjykata ka vendosur që Kacolli të hetohet dhe gjykohet në gjendje të lirë, pasi vepra penale në ngarkim të tij nuk ishte e rrezikshmërisë së lartë.
Avokati i Kacollit pohoi se në vendimin e gjykatës ka ndikuar edhe deklarimi i kryebashkiakut Erjon Isai, për normalizim të marrëdhënieve me Kacollin.


